Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Dekoratat e Enver Hoxhës në gjoksin e demokratëve

Nga Media 0

Koleksion titujsh të diktatorit dhe si u nderua elita aktuale politike me këto trofe

dekorate e punuarTë gjitha dekoratat e Kohës së komunizimit vijnë përmes një koleksioni të studiuesit Eric. R.Scehena. Në një botim të tij në vitin 2006, publikohen fotografi të dekoratave të ndryshme që jepeshin në kohën e diktatorit, Enver Hoxha dhe gjashtë vitet pas vdekjes së tij. Fotografi mjaft interesante të këtyre trofeve komuniste vijnë të ndërthurura me çaste po kaq interesante të personave të cilët mbajtën në xhaketat e tyre këto dekorata.dekorate 6

Për ironi, janë  një pjesë e madhe e politikës aktuale që e kanë të paktën nga një trofe, qoftë personalisht por edhe nga etërit e tyre. E tillë është historia e Shqipërisë. Koha e errët e diktaturës na vjen e përzier me personazhet aktuale në detaje të ndryshme, thua se këta që na sundojnë sot janë projektuar qysh atëherë kur sundonte partia shtet, PPSH, me një histori gjakatare ndaj popullit të saj.

dekorim 33327.al publikon disa fotografi të dekoratave të larta që diktatori kishte përzgjedhur për të nderuar njerzit e bindur të tij, duke nisur nga “Heronjtë e Popullit”, “Heronjtë e Punës Socialiste”, “Piktor apo Skulptor i Popullit”. Ka dekorata edhe për mjekët, edhe për fizikantët, edhe për bijtë e bijat e diktatorit e pasardhësit e tij, Ramiz Alia. Të gjithë bashkë, në të njëjtin grup intelektualësh ata marrin titujt e rezervuar për besnikët e partisë.

 

Në shkrimin e ardhshëm të gjithë emrat e politikës aktuale që u dekoruan nga udhëheqësi për merita të veçanta në fushat që shërbyen.

 

 

 

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej