Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Dedikimi prekës i Tunës për Ergin: Lamtumirë kampioni im rebel…

Nga Media 0

ergi-i-shkrete

Një dedikim shumë prekës vjen nga këngëtarja e njohur Tuna, për këngëtarin, Ergi Dini, i cili humbi jetën një natë më parë në një aksident tragjik, bashkë me shokun e tij, Kejdi Halili. Mesazhi i saj prekës për djalin që e pati në skuadër në spektaklin “X Factor”, ku ai doli kampion, shoqërohet me një video me çastet, kur këndonin bashkë.

T’njoha në sfidën tënde më t’madhe dhe gëzohem që isha pjesë e saj! Të njoha në rrezet e para të tua të agimit që duhej të ishin dhe të perëndimit, por një dite, jo kaq herët! Me ty derdha lotët e gëzimit, por këto lot tani nuk janë të drejta! U prehsh në paqe rebeli im kampion, sepse e di që ëngjëjt aty lart do kujdesen për ty!”, shkruan Tuna.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>