Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Çudit “Albcontrol” me emrat, si quhet avioni dhe porta hyrëse në Rinas

Nga Media 0

“Air Albania” pritet të nisë fluturimet e saj në muajin prill nga Stambolli për në Tiranë. Kështu të paktën është deklaruar sot nga nga kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil, Krislen Kerri i cili u shpreh se biletat do të jenë më të lira.

Por çfarë vihet re nga “Albcontrol”?

Nëse i hedhin një sy hartës së hapësirës ajërore të Rinasit, vemë re se porta hyrëve për në vendin tonë quhet EBELA. Ndërsa avioni quhet A319 ZA-BELA.

Nuk dihet pse janë quajtur kështu, porta hyrëse dhe avioni. Por duhet të përmendim këtu, që rreth një viti më parë, Belinda Balluku e cila tashmë mban postin e Ministres së Infrastrukurës dhe Energjitikës ka drejtuar Albcontrolin. Ajo njihet nga të gjithë me emrin shkurt Bela, që në fakt përkon me emrin e portës hyrëse.

Ndoshta këto emërtime janë vënë për “nder” të saj? Kjo duhet parë pasi nuk mund ta themi me siguri. “AlbControl” menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore shqiptare./Dosja.al

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej