Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

CNN: Shqipëria ndër 17 vendet më të mira për t’u vizituar në 2017 (foto)

Nga Ejona 0

“Pasi konsultuam ekspertët e CNN anembanë botës lidhur me vendet e preferuara, ne kemi zgjedhur 17 vendet më të mira për t’u vizituar në verën e 2017”, shkruan CNN

Rrjeti mediatik e ka përshkruar Shqipërinë si një vend me diell, me plazhe të virgjëra dhe me çmime shumë të ulëta.

“Vend i vogël mesdhetar, është një sekret i Europës për më shumë se dy dekada.

Ky vend me diell, me çmime të lira, me kulturë të ngjashme ushqimi me atë greke por me çmime shumë më të ulëta pritet të lulëzojë në 2017-ën.

Në periferi të kryeqytetit të Tiranës, një nga trashëgimitë e diktatorit Enver Hoxha është transformuar në një qendër kulturore.

Disa nga dhomat janë të mbushura me objekte që tregojnë mbi historinë e regjimit në kohën e Enver Hoxhës ndërsa të tjera janë bosh, ndërsa holli është kthyer në sallë për koncerte jazz-i.”

Në lidhje me këtë klasifikim të Shqipërisë ka reaguar edhe kryeministri Rama në rrjetin social të Facebook:

“Mbase këta që e rendisin Shqipërinë në 17 destinacionet për t’u vizituar këtë vit, dinë të shohin atë që jo pak ndër ne nuk duan ta shohin tek ky vend, i cili po rritet çdo vit e më shumë si vend turistik jo vetëm sepse është i bukur po edhe sepse po flitet çdo vit e më mirë për të”- shkruan Rama.

Ja cilat janë 16 vendet e tjera që CNN rekomandon për të vizituar gjatë 2017-ës: 

Prince Edward Island, Kanada
Bermuda
Cartagena, Kolumbi
Chengdu, Kinë
Malajzi
Katahdin Woods and Waters National Monument, SHBA
Isaan, Tajlandë
Butan
Aarhus, Danimarkë
Bordeaux, Francë
Islanda Perëndimore
Xhordani
Rwanda, Afrikë
Senegal
Houston, SHBA
Australi

/CNN/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>