Ka than' i moçmi: 

Kjoft mallku ai bir shqyptari qi ket gjuhë t'perëndisë trashëgim q'ia la i pari trashëgim s'ia len ai f'misë."

- At Gjergj Fishta

Bukë për të varfërit

Nga Skenderi 0

Dominic Falcone, pronar i një minimarketi në Pesaro, është bërë protagonist i një nisme të lavdërueshme dhe të suksesshme. Tregtari ka vendosur të lërë jashtë kur mbyll dyqanin bukë të pashitur të ditës, që mund t’i marrin njerzit që kanë nevojë.

Është vetë ai që shpjegon arsyen e këtij vendimi:

Është e lehtë për të parë dhe për të kuptuar se kjo është një kohë e vështirë dhe që të gjithë janë në vështirësi. Disa e thonë qartësisht, dhe në disa  raste të tjera gjërat bëhen të kuptueshme . Në anën tjetër edhe për një biznesmen të vogël si unë, situata nuk është e lehtë me supermarketet që vazhdojnë të hapen tashmë në çdo lagje të qytetit. Unë nuk do ta di se kush dhe sa do të marrin  bukën që kam lënë në mbrëmje –  saktësisht – në mëngjes gjithsesi e gjej kutinë me bukë bosh. I pari që kalon dhe e sheh bukën pas orës 20.00 (koha e mbylljes së dyqanit) mund ta marrë. I lë kështu një mundësi të mirë personave që vendosin për ta marr bukën apo jo”. shprehet ai.

Nuk është hera e parë që bukëpjekës dhe tregtarë të vegjël të ndërmarrin iniciativava të këtij lloji, një sinjal i krizës që për fat të keq vazhdojmë ta jetojmë.

/levizjarinoreegjiptianerome/

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>