Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve ka dhënë dorëheqjen dy ditë më parë, pasi i është propozuar një post më i lartë. Në një prononcim për “Gazetën Shqiptare”, Shehaj ka shpjeguar largimin e saj nga posti i Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, këtë detyrë ajo e mbante prej 3 vitesh .
“Kryeministri ynë është njeri i surprizave. Mora propozimin për një detyrë më të mirë dhe dhashë dorëheqjen nga Drejtoria e Tatimeve. Akoma nuk e kam marrë me shkrimin vendimin për emërim në detyrën e re. Motivi i largimit nga Tatimet është sigurisht detyra e re, që është më e mirë”, – tha Shehaj.
Nga ana tjetër ndryshimet e drejtuesve të tjerë kanë qenë surprizë jo vetëm për ata që do të lënë detyrën, por edhe për ata që do ta marrin. Ndërkohë zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiri shkon këshilltare pranë kryeministrit Rama. Ndërsa Genc Mete është emëruar zv.ministër te Ministria e Financave.
NDRYSHIMET
Briseida Shehaj do të ulet në postin e zv/ ministres së Ekonomisë.
Vasilika Vjero do të jetë Drejtoreshë e Tatimeve, duke zëvendësuar Shehajn.
Pranvera Fagu do të ulet në postin e Drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Regjistrimit
Bejla Ikonomi do të jetë Drejtoresha e re e Doganave duke zëvendësuar Fagun. Ikonomi qenë këshilltare ekonomike e kryeministrit Rama.
Irena Beqiri do të ulet në postin e këshilltares ekonomike të kryeministrit Rama, duke zëvendësuar Ikonomin.
Genc Meta bëhet zv/ ministër i Financave do të ulet në postin e mbajtur nga Beqiri.