Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Braçe: Të ndalohet financimi i ekipeve sportive me para nga lojërat e fatit

Nga Media 0

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe deklaroi se ligji i ri i lojërave të Fatit do të rikthehet për votim në Kuvend.

Ai tha se mazhoranca ka pasur gjithnjë qëndrim të qartë në lidhje me organizatorët dhe lojtarët e lojrave të fatit, duke rritur sapo erdhi në pushtet tatimin mbi fitimin 15% për organizatorët dhe 15% për lojtarët, një masë kjo siç tha për t’i mbajtur sa më larg prej tyre.

Një pikë tjetër e fortë e këtij ligji ishte edhe fakti i zhvendosjes së lojërave të fatit larg zonave të banuara dhe kërkesa që sporti të mos pranojë të financohet nga lojërat e fatit.

“Është e paimagjinueshme që media t’i japë akses reklamave që nxisin qytetarët të bëhen pjesë e këtyre lojërave. Të ndalohet financimi i ekipet sportive me para nga lojërat e fatit”, Erjon Braçe./Shqiptarja.com

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej