Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Botërori me 48 skuadra, De Biazi: “Ndihem i lumtur, se jemi të vegjël”

Nga Klodiana 0

Trajnieri i kombëtares Xhani De Biazi në një intervistë për “Sky Sport” është pyetur në lidhje me vendimin e FIFA-s për të zgjeruar pjesëmarrjen në Botëror me 48-të ekipe.

Unë jam pro, jam me të vegjlit, padyshim. Nëse kemi më shumë mundësi për të shkuar në Botëror mundemi vetëm të buzëqeshim ndaj kësaj zgjedhje”, tha De Biazi për “Sky Sport”.

“Është rasti më i mirë për të pasur mundësinë e ndryshimit të bazës dhe formatit të aktivitetit. Euro 2016 na ka mësuar se realitet e vogla si e jona, apo Uellsi dhe Irlanda, mund të konkurrojnë në nivele të larta edhe pa një traditë të rëndësishme pas krahëve”, deklaroi trajnieri i kuqezinjve.

Për momentin, De Biazi duket i përqendruar te shanset që ka Shqipëria për t’u kualifikuar në Botërorin 2018. “Ndoshta nuk shkon gjithmonë ashtu siç do, por është e rëndësishme ta provosh dhe mendoj se kjo u jep shpresë edhe Federatave të vogla, për të vazhduar të punojnë dhe të përmirësohen”.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej