Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Berisha kthehet të stërvitet me grupin, ja kush do ta mbajë numrin e Canës

Nga Klodiana 0

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e sotme, seancën starvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e 26 marsit ndaj Norvegjisë. Për herë të parë pas grumbullimit trajneri Panuçi, ka pasur në dispozicion grupin e plotë të futbollstëve.

Etrit Berisha është rikthyer të stërvitet me grupin duke lënë pas problemet fizike. Ndërkohë në dispozicion të trajnerit ishte dhe mbrojtësi Gjimshiti, që kishte kërkuar leje nga trajneri për shkak të një fatkeqësie familjare. Më pas ka mbërritur dhe Elseid Hysaj, i cili ka qenë i gatshëm për trajnerin në stërvitjen e pasdites

Një detaj interesant ka të bëjë me numrin që do të mbajë mbrojtësi Herdi Prenga, i cili në mungesë të Frederic Veselit të dëmtuar u ftua për sfidën miqësore të kuqezinjve. Ai mban numrin 5, që më parë e ka mbajtur ish-kapiteni Lorik Cana dhe më pas është mbajtur nga futbollisti i Empolit.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej