Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

BBC: Shqipëria prodhuesi më i madh i kanabisit në Evropë

Nga Klodiana 0

Gjigandi britanik BBC, ka paralajmëruar se do të trasmetojë  një reportazh në radio për Shqipërinë, ku titulli i së cilës do të jetë “Shqipëria është prodhuesi më i madh i kanabisi në Evropë“.

Sipas BBC, kjo industri e paligjshme mbikëqyret nga grupet e krimit të organizuar,  i cili është përhapur në të gjithë vendin.

“Shqipëria është bërë prodhuesi më i madh në Evropë i kanabisit që rritet në natyrë. Kjo industri e paligjshme, e cila mbikëqyret nga grupe kriminale, nisi nga fundi i viteve 1990 dhe është përhapur gjithandej në këtë vend të vogël të Ballkanit.

Pjesa më e madhe e “arit të gjelbër” trafikohet jashtë vendit, dhe fshatra të tërë mbahen me paratë që nxirren nga tregtimi. Qeveria shqiptare po përpiqet të ndalojë këtë industri, duke asgjësuar miliona bimë dhe duke sekuestruar sasi të mëdha që janë tharë dhe përgatiten për tregtim në zona të fshehta. Me producenten Albana Kasapi, gazetarja Linda Pressly heton bumin e kanabisit të Shqipërisë”, shkruan BBC.

Reportazhi pritet të transmetohet të enjten më 1 dhjetor në Radio 4, ora 11:00 dhe në 5 dhjetor ora 20:30.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>