Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Basha kërkon president nga populli/ Reagon Mesila Doda: Më mirë vonë se kurrë!

Nga Luljeta 0

Nëse do e kishim patur këtë mbështetje një vit e kusur më parë, kur PDIU propozoi Presidentin nga populli, ndoshta sot gjërat do ishin më të lehta për t’u zgjidhur.”
Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda, reagoi pas propozimit të publikuar sot nga kryetari i PD-së Lulzim Basha. “Më mirë vonë se kurrë!!!”, shkruan Mesila Doda, referuar faktit që PDIU prej më shumë se një viti e ka hedhur propozimin për zgjedhjen e presidentit nga populli, por në atë kohë, opozita nuk e mbështeti.

Na vjen mirë, na vjen shumë mirë që partitë e tjera përqafojnë vizionin e PDIU-së. Nëse do e kishim patur këtë mbështetje dhe optikë të përbashkët një vit e kusur më parë, kur PDIU propozoi Presidentin nga populli, ndoshta sot gjërat do ishin më të lehta për t’u zgjidhur e njerëzit do kishin patur më shumë mundësi për t’u shprehur me votë për kreun e shtetit.

Megjithëse me vonesë, mund të ngushëllohemi me shprehjen: Më mirë vonë se kurrë!!!”, shkruan Doda.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej