Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Banorët e Astirit në ditën e 35-të të protestës, deklaratë e fortë e Bashës: Provat për aferën së shpejti me emra

Nga Klodiana 0

Banorët e Astirit po protestojnë sërish në mbrojtje të banesave dhe bizneseve të tyre që preken nga projekti i Unazës së Madhe, tashmë në ditën e tyre të 35-të me radhë.

Në mbështetje të tyre ishte sërish kreu i PD-së Basha dhe deputetë të tjerë të opozitës nga PD dhe LSI.

Basha në fjalën e tij përpara banorëve përsëriti së ky projekt është një vjedhje, madje për këtë do dalin dhe fakte të reja.

“Krimi i organizuar deshi t’u shembë shtëpitë dhe të ndërtojë pallate, këtë që ua them së shpejti do ta keni me emra, fakte e prova”, tha Basha.

“Sa herë që shqiptarët bashkohen e keqja s’prapset. Është zbuluar në faqe të botës që këtu kemi të bëjmë me një vjedhje, ndërkohë që mbajnë në qeli banorët e Unazës së Re. Për të vjedhur 40 mijë euro te Unaza, Rama së bashku me Veliajn kanë hedhur këtu dhunë, helmin e përçarjes.

Këtu nuk është vetëm projekt vjedhjeje, por edhe një projekt pastrimi ndërkombëtar parash. Kjo është arsyeja pse ka nisur hetim SHBA. Po hetimi shqiptar ku është.

E kam thëne edhe herë të tjera, që të burgosurit, janë politikë të Ramës, në atë qeveri nuk duhet të jetë Dorjani, por Damian Gjiknuri.

Pse nuk fillon hetimi për personat që kanë ideuar këtë skemë korruptive pse nuk fillon hetimi, për Ramën që ka bërë bisedime kokë më kokë me Dida X.
Nuk duhet të lini Prokuroren e Përgjithshme dhe vartësit pa një përgjigje”, tha ai.

Me parullat  “Shpia jonë, jeta jonë. Këtu vendosim ne. Shpiat tona i mbrojmë me gjak, Me gjakun tonë ushqehet krimi. ”, banorët kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre.

/Faxweb/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej