Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Athina zyrtare kërcënon Shqipërinë me bllokimin e integrimit

Nga Skenderi 0

Ministria e Jashtme greke pretendon se po shkelen të drejtat e minoritetit në Shqipëri

Shkelje e të drejtave të minoritetit grek, e ka cilësuar Ministria e Jashtme greke, zbatimin e planit rregullues të Himarës dhe kërcënon me bllokim të integrimit të Shqipërisë në BE. Në një reagim pas vendimit për të prishur disa shtëpi në Himarë referuar planit rregullues të këtij qyteti, Ministria e Jashtme greke, kërcënon Shqipërinë se do të përdorë veton për të mos lejuar hapjen e  negociatave me BE-në.

Zyrtarët shqiptarë nuk mund të pretendojnë  se të drejtat e minoritetit grek respektohen në të gjithë vendin, në të njëjtën kohë që ata i shkelin ato në praktikë, duke minuar ecurinë europiane të vendit të tyre”, theksohet në deklaratën e MPJ greke.  Atje theksohet se lajmërimet për shembjet e shtëpive, në kuadër të planit rregullues të Himarës, po kryhen ndaj personave të minoritetit grek. Ndërkohë që është fjala vetëm për zbatimin e planit rregullues të Himarës, të cilit i janë nënshtruar të gjithë qytetarët e këtij qytetit e që prek jo vetëm minoritarë, por edhe të tjerë.

Por, Ministria e Jashtme Greke pretendon se bëhet fjalë për një veprim që të çon në përfundimin se ka një plan për shkeljen e të drejtave të minoritetit grek.

Deklaratat e djeshme të zyrtarëve shqiptarë të çojnë në përfundime logjike, të cilat bien në kundërshtim me kodet aktuale të mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve, që janë në fuqi njëkohësisht në gjithë vendet demokratike e europiane. Udhëheqja shqiptare ka një konceptim të rremë të historisë duke e ngatërruar me angazhimet e Shqipërisë, të cilat rrjedhin nga e Drejta Ndërkombëtare dhe ajo Europiane, për mbrojtjen e minoritetit grek, i cili është autoktonë dhe me të drejta legjitime“, theksohet në deklaratën e Ministrisë së jashtme greke.

Ky qëndrim i autoriteteve greke është i përsëritur, pasi një qëndrim të tillë e publikuan edhe një ditë më parë, kur kërcënuan me bllokim të procesit të integrimit. Pas kësaj deklarate, Ministria e Jashtme Shqipëtare thirri ambasadoren greke në Shqipëri për sqarime, lidhur me këtë deklaratë të MPJ-së greke.

greqia

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>