Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Atdheu që të dëbon, këto që vuajta 27 ditë në atdhe, s’i kam hequr 27 vjet jashtë

Nga Media 1

Valltarja e njohur e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, Linda Kalemi, që jeton prej 27 vitesh jashtë Shqipërisë ka reaguar pas debatit që shkaktoi tenori Agim Hushi. Atdheu mund të duhet edhe jashtë atdheut thotë ajo, sidomos kur vendlindja të dëbon.

Reagimi i plotë i Kalemit

Hy në kufi, dredhon rrugët e gjelbra si sixhade, rrotull njerëz, fëmijë, lopë, kuaj…

Të duken si të shtëpisë. Vazhdon rrugën nëpër autostrada kurioze të kapësh ndonjë ndryshim. Buzëqeshur e sy perënduar nga malli hyn në Tiranë.

– O ma… shih sa bukur, a sistemohemi prapë këtu??
– Kismet djali… duke parë, duke bërë…

Ngjita shkallët e pallatit të shtruara me qylym fara luledielli e mure dekoruar me shkarravina e citate banale.

Hy brenda, doja të çlodhesha, e pamundur, pa pushim ulërima femijësh që lozin jashtë deri në mesnatë.

Parkova makinën me rregullat e trafikut por e gjeta gomën duke dhënë shpirt nga thikat që kishte marrë. Më thanë që e bën gomisteri pranë.

Trafiku rënkon, në një miniqytet bllokohesh orë të tëra rrugëve nga shoferë që flenë me celular në vesh apo çiliminj shtriqur sediljeve me dorën në timon dhe buzët tek e dashura.

Një nga këta më goditi mbrapa, dë i vogël mendova t’ia fal por kur e pashë të afrohej krekosur si gjel e të shfrynte alla shqip më hipën bubat. Thirra policinë që ja mori leket e dëmit, i dha si çeço e iku si lepur.

Kërkoj të parkoj por nuk gjej vizat që janë fshirë kudo. Eci trotuareve, e pamundur. Jam rrëzuar, kam kapur peshkun 2 herë se pllakat janë akoma të kohës së xhaxhit. Rrofshin pijanecët që më mjekuan plagët me raki.

Shkoj në ambulancë, mjek s’ka, me siguracion shëndeti por ilaçet e duhura me lekë.

Shkoj zyrave s’gjej njeri. Shkoj te noteri të mashtron me buqetë elozhesh. Gjyqe pronash që të nxjerrin në pension, lajme vrasjesh makabre që të bëjnë të mendohesh para se të hapësh gojën.

Ulem në kafe, rrotull bukuroshe që shajnë me libër shtëpie. Kamarieri s’të hedh sytë, shërbimi zero, kudo çmime në qiell, maratone asfaltesh, mbi to rini pa shpresë me thika në brez, duken të vogla por ta nxijnë.

Më e keqja pluhuri në mushkëri. Çfarë mbeti tjeter??

Patriotizmi kujt i duhet? Atë që hoqa në 27 ditë, s’e kam hequr ne 27 vite jashtë.

Të dashur patriotë, do ju me parrullën tuaj “Eja kontribuo në atdhe”.

Une po ju them : ” të dua, të dashuroj apo të kontribuoj me parë duhet të ekzistoj.”

Ju çfarë bëni për atdheun e shtresat në nevojë, si e ngrini zërin, veç disa kokrrave ku jeni në protesta?

Ndaj njerëz e artistë që detyrohen të kthehen në tokë të huaj për të jetuar si njerëz mos i përflisni, mos dhunoni dëshirat e idetë e tyre.

Nderi i kombit, vëllezërit Frashëri jetuan në Turqi por zemrat ipatën në Shqipëri.

Vaçja i këndoi atdheut por e mbylli jetën larg tij. Atdheu nuk duhet vetëm në atdhe. Atdheu të më kërkojë dhe jam gati. Atdheu jo që s’të kërkon e s’të dëgjon por të dëbon. Përsëri të duam ty atdhe edhe pse krahët e tu të plagosur nuk na mbajnë…

Komente (1)

  1. Shkrimi me i dobet qe kam lexuar ndonjehere. Me sa duket ATHDEU qe po kerkon te gjesh te ka mbushur me nje mllef qe po kekron tia shfrysh PUBLIKISHT shqiptareve (te cilet boll siklete kane edhe te tuat i duhen). Te ankohesh per gomisterin e lagjes, ambulancen e noterin nuk do te thote te flasesh per atdheun. Keni keq kuptuar nje shkrim te Hushit dhe po na servirni lloj lloj shkrimesh banale qe vetem me atdheun si koncept nuk kane lidhje. Me keto qe shkruan po na cudisni edhe ne qe jetojme ketu. Kemi patur mundesi te ikim dhe nuk duam te ikim. Punojme perdite, rrisim femijet tane perdite (me nje edukate edhe me te mire se e gjen jashte shtetit), i rrisim me disa parime qe vendet e ftohta ku perpiqeni te krijoni atdheun tuaj i kane harruar me shekuj. Ankohemi sa te duash por ankohemi dhe punojme qe ta bejme kete vend me te mire. Prandaj mos na lodhni me mllefin tuaj 27 ditor. Mund edhe thjesht mos te vini fare dhe ndoshta na shpetoni nga shfryrjetbanale qe nuk e kuptoj pse jua botojne.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej