Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

“Astiri” 70 ditë në protestë/ Banori: Policia më dhunoi nënën

Nga Klodiana 0

Ka nisur edhe sot, protesta e banorëve të Unazës së re, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e projektit të “Unazës së Madhe” që prek banesat e tyre.  Në ditën e 70-të protestës, pavarësisht temperaturave të ulëta që kanë mbërthyer vendin, banorët kanë bllokuar rrugën kryesore, ndërsa me thirrje  dhe pankarta në duar kërkojnë anulim të projektit.

Një nga protestuesit teksa iu drejtua kryeprokurores së Përkohshme të Përgjithshme, Arta Markut, tha se policia e ka dhunuar në banesë së bashku me nënën e tij.

“Unaza e Bashkuar ka për të fituar. Sot është dita e 70 që ne protestojmë dhe ne nuk ndalemi nga asnjë lloj gjëje, se ky është një projekt korruptiv që ka tentuar të vjedhë 18 milion euro. I them Arta Markut në vend që të më çojë mua letra, të vërë para drejtësisë këta persona. Unë nuk kam vjedhur 18 milion euro.

Ka ardhur policia në shtëpi, më ka dhunuar nënën dhe mua”,u shpreh një nga protestuesit.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej