Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Arqipeshkvia Metropolitane Tiranë – Durrës, nuk do të ketë pritje zytare për politikanët ditën e Krishtlindjes

Nga Rexhina Biba 0

ARQIPESHKEVIA METROPOLITANE TIRANË – DURRËS

Njoftim për shtyp

Festat e fundvitit janë gjithmone një motiv gëzimi për ne të gjithë. Për ne të krishterët, Krishtlindja është festa në të cilën ne kremtojmë hyrjen e Hyjit në historinë e jetës njerëzore me brishtësinë e një fëmije. Në këtë kuptim Krishtlindja është sigurisht festa e të gjithëve, por veçanërisht e të varfërve dhe të atyre që janë në kufijtë e shoqërisë tonë.

Është ky motivi pse Arkidioqeza e Tiranë – Durrësit ka vendosur që, në Krishtlindjen e këtij viti, në vend të pritjes zyrtare për pushtetarët, politikanët, ambasadorët e të tjerë, të organizojë një drekë për të varfërit në ambjentet e Arqipeshkëvisë Tiranë – Durrës. Kjo do të thotë që këtë vit nuk do të ketë pritje zytare si çdo vit tjetër ditën e Krishtlindjes. Shpresojmë në mirkuptimin e të gjithëve për këtë vendim.

Së dyti duam t’ju lajmërojmë se, meshët kryesore, për kremtimin e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Palit, të udhëhequra nga Arqipeshkëvi i Tiranë Durrësit Imzot Gjergj Frendo O.P., do të jenë:

Mesha e Natës me datë 24 dhjetor në orën 24.00

Mesha e Ditës së Krishtlindjes do të jetë në orën 11.00

Gjithashtu ju njoftojmë se Arqipeshkëvi do të japë mesazhin e tij të urimit të Krishtlindjes për mediat në ambjentet e zyrës së tij me datë 23 dhjetor 2016 ora 10.00 dhe pas mesazhit do të jetë edhe një moment urimi koktejl me operatorët e mediave. Për ata që janë të interesuar të vijnë, ju lutem na konfirmoni pjesmarrjen tuaj në nr. e telefonit 042232082 ose nëpërmjet emailit.

Duke ju uruar punë të mbarë, gjithashtu ju uroj, edhe në emër të Arqipeshkëvit të Tiranë – Durrësit, festën e Krishtindjes dhe të Vitit të Ri 2016.

Dom Gjergj Meta

Zëdhënës

/peregrinus.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej