Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ambulanca në Krujë është “bërë për ambulancë”, banorët: Jemi në rrezik për jetën

Nga Media 0

Fshati Cudhi i Krujës edhe pse ka një ambulancë shërbimet në të janë ndërprerë prej 15 vitesh. Ambulanca është rrënuar tërësisht, ndërsa banorët e fshatit në rast nevojash mjekësore detyrohen t’i transportojnë të sëmurët me krah për në spitalin e Krujës.

Ambulanca e fshatit Cudhi Zallë në malësinë e Krujës ka mbi 15 vjet që nuk funksionon. Ajo sot i ngjan një gërmadhe dhe është totalisht e braktisur.

Muret e shkatërruara tërë lagështi dhe myk, pa dyer dhe pa dritare dhe pa asnjë të dhënë për të qenë ambulancë. E vetmja ndihme mjekësore qe marrin banoret e këtij fshati është ajo e një infermiereje që shkon shtëpi me shtëpi për  injeksione.

Banorët shprehën se në raste urgjencash janë të detyruar t’i transportojnë të sëmurët me krahë ose me kafshë për në spitalin e Krujës.

“Ambulanca është vetëm si godinë sepse është prishur me kohë, e kemi bërë problem por deri tani nuk është marrë asnjë masë. Unë kam nusen e vëllait infermiere këtu, ajo shërben shtëpi më shtëpi madje edhe ilaçet i mbanë në shtëpi se nuk ka ku ti mbaj. Qoftë larg nëse do sëmuremi rrezikojmë të vdesim rrugës sepse e kemi larg spitalin, janë 36 familje që e kanë këtë problem,” shpjegoi Sadri Stafuka, kryeplak i fshatit Cudhi Zalle.

Sikur të mos mjaftonte kjo gjendje, para disa vjetësh një shkëmb rrëshqiti nga lartësitë duke rënë ambulancës, për pasojë edhe shkatërrimin e murit nga ana veriore e saj.

http://shqiptarja.com/sociale/2750/kruje-ambulanca-jashte-sherbimit-banoretjemi-ne-rrezik-per-jeten-461147.html?pos_8

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej