Ka than' i moçmi: 

Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe endje, është më i mirë se të qëlluarit e atij që punon pa dashur."

- Sami Frashëri

Ambasadori Lu: Pse ua hoqëm vizat prokurorëve e gjyqtarëve

Nga Klodiana 0

Në takimin me disa politikanë, ambasadori amerikan Lu është shprehur se verifikimi i vizës së kryeprokurorit ka qenë e vetmja nismë e ndërmarrë nga Tirana dhe ka qenë një vendim i Konsullates, jo i ambasadorit.

Ambasadori Lu ka deklaruar se, pas rastit të Llallës, përfaqësisë në Tiranë i është kërkuar nga Uashingtoni që të verifikohen edhe gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë.

“Ky ishte një urdhër dhe unë nuk kisha opsione ta zbatoja apo jo. Për njerëzit që u është hequr viza, kishte dyshime se qëllimi i tyre është të ikin nga Shqipëria bashkë me pasuritë e vëna nga korrupsioni, dhe në Shtetet e Bashkuara nuk e pranojnë këtë”.

Çështja e Reformës në Drejtësi, më saktë zbatimi i saj, vazhdon të mbetet prioriteti kryesor i Shteteve të Bashkuara. Ambasadori Lu ka prekur një nga pikat më delikate të “vetting”-ut, e kundërshtuar nga opozita edhe në Gjykatën Kushtetuese, atë të kontrollit nga qeveria të dy drejtorive kyçe që japin informacion për organet e “vetting”-ut, Drejtoria e Kontrollit të Figurës dhe ajo e Pastrimit të Parave.

Ambasadori amerikan është shprehur se e ka ndarë këtë shqetësim të Partisë Demokratike edhe me kryeministrin Rama për t’i dhënë më shumë besueshmëri procesit të “vetting”-ut. Qëndrimi i kryeministrit Rama është ende i paqartë, konfirmoi se ka pasur diskutime disa ditë më parë mes tij dhe ambasadorit amerikan, i cili ka marrë një impenjim të Ramës për të gjetur një zgjidhje.

/tch/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>