Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

ALARM! Revizionistët sovjetikë dhe imperialistët amerikanë, po bombardojnë kodrat e Mamurrasit!

Nga Media 0

Kujtimet e një dite zbori në kohën e komunizmit nga studentja e vitit 1990.

Një studente e vitit 1990, Luljeta Dano ka publikuar kujtimet e  një dite zbori në Mamurras, në kohën e diktaturës komuniste. Ka detaje mjaft interesante, ka humor, por edhe dramën e viteve të komunizmit. Ishte koha, kur “i gjithë populli ushtar, ishte në gadishmëri për të përballuar sulmet e revizionistëve sovjetikë dhe imperialistët amerikanë”. Mesazhi shoqërohet edhe me një fotografi nga një ditë zbori në komunizëm.

Mesazhi

Meqë bien daullet… Një ditë gjatë zborit ushtarak, (dy javë në Mamurras), pedagogu ynë i sociologjisë, Adem T. po jepte kushtrimin gjatë stërvitjes. Ne duke bërë tranazh me gjithë pajimet e një ushtari këmbësor: Shpejt, vraponi! Revizionistët sovjetikë dhe imperialistët amerikanë, po bombardojnë kodrat e Mamurrasit!

Një student i gjuhëve të huaja ia priti: “Komandant, unë nuk lëviz, se revizionistët dhe imperialistët vijnë, i marrin kodrat e Mamurrsit dhe i çojnë në Rusi e Amerikë, i bombardojnë rehat dhe i sjellin e i vendosin të bombarduara kodrat e Mamurrsit aty ku i morën”.

Ishte viti 1990, se më parë as me mend nuk flisje dot.

Fotografi është më e hershme, e vitit 1986.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej