Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, 4 viktima

Nga Skenderi 0

Një aksident tragjik me 4 të vdekur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.  Të dhënat paraprake bëjnë të ditur se automjeti që ka shkaktuar aksidentin drejtohej nga 36-vjeçari Dashnor Deliallisi ndërsa në makinën tjetër, 3 vajza udhëtonin drejt Durrësit.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 04.15, në afërsi të Sukthit, ku automjeti që dretohej nga 36-vjeçari po udhëtonte në  senc të kundërt të autostradës .

Si pasojë kanë humbur jetën dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjere. Sipas informacioneve të policisë, drejtuesja me inicale G.Sh 23 vjeç banuese në Sarandë është një prej viktimave. Një tjetër viktimë është identifikuar si I.B 33 vjeç ndërsa drejtuesi i automjetit, Dashnor Deliallisi 36 vjeç banues në Durrës.

Automjeti me targa AA694IL, në pronësi të  23-vjeçares nga Saranda, studente në Tiranë , ku ndodheshin 3 vajzat, po udhëtonte në drejtim të Durrësit, kur është përplasur me automjetin me targa AA 979GV, i drejtuar nga 36-vjeçari Dashnor Deliallisi, që lëvizte përballë tyre në drejtim të Maminasit. Drejtimi i mjetit në kahun e gabuar të lëvizjes nga Deliallisi dhe shpejtësia e madhe me të cilën lëviznin mjetet ka qenë fatale për katër personat që ndodheshin në to.

(Elona Xhuti, Greta Sherifi dhe Izabela Gega) vajzat që humbën jetën nga aksidenti

254396

14689915_694373637380593_2086439835_o 14689295_694373634047260_1933904014_o 1

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej