Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Buxheti i ri i Tiranës, Veliaj: Do jetë 30% më i lartë

Nga Klodiana 0

veliaj-piramida

Bashkia e Tiranës do të ketë një buxhet më të madh për vitin 2017.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka prezantuar piketat dhe objektivat kryesorë të buxhetit të ri në një takim të zhvilluar me banorë të njësisë 5.
Veliaj tha se buxheti i ri do jetë 30% më i madh se ai i këtij viti, por garantoi se nuk do të ketë rritje taksash. Sipas tij, pas miratimit nga Kushtetuesja të taksës për ndërtimin, ndërtuesit do të jenë ata që do paguajnë një pjesë të mirë të taksave të bashkisë.

Në vitin e ardhshëm përveç shumë projekteve që do të marrin rrugë, 5 prej tyre do të jenë prioritetet e saj madhore,është shprehur Veliaj.

Gjatë prezantimit të buxhetit të ri për Tiranën, Veliaj renditi si projekte të rëndësishme të vitit që po lëmë pas e që po konkretizohen, bulevardin e ri të Tiranës, rehabilitimin e Pazarit të Ri, ndërtimin e Unazës së Vogël, si dhe projektin për rindërtimin e sheshit Skëndërbej, pjesë e të cilit janë edhe parkingjet nëntokësore.

 

 

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>