Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

17 akuzat ndaj “Hakmarrjes për Drejtësi”, nga grabitjet, pengmarrjet e deri tek vrasjet

Nga Media 0

Berisha: Edvin Kristaq Rama, shpalli sot të pafajshëm drejtuesit kryesorë të grupit, vëllezërit Shyti, djemtë e xhelatit të diktaturës komuniste, Harejdin Shyti, i dënuar për genocid dhe krime kundër njerëzimit nga gjykatat shqiptare.

Sot, Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka dhënë një vendim shumë të rëndësishëm. Ka dhënë pafajësi për dhjetë anëtarët e të ashtuquajturës banda e “Hakmarrja për Drejtësi”. Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vendimin e gjykatës duke akuzuar kryeministrin, Edi Rama, si i implikuar në këtë vendim. Berisha ka postuar në facebook edhe 17 akuzat që rëndojnë mbi “Hakmarrjen për Drejtësi”.

17 Akuzat e Hakmarrjes për Drejtësi

29.01.1993 – Grabitet dega e valutës së Bankës së Kursimeve rreth 307 mijë dollarë.

13.04.1993 – Grabitet selia e shoqërisë “IAP”, ku vidhen rreth 53 mijë dollarë.

15.12.1993 – Vritet tek “21 dhjetori” Sami Jata dhe nuk mund t’i vidhen lekët që transportonte.

11.08.1994 – Shoqëria “Shkumbin Petrol” grabitet në mes të ditës, merret kasaforta dhe shpërthehet më vonë, ku i vodhën 2.6 milion lekë të reja.

12.10.1994 – Grabitet shoqëria “IAP”, merren 3.500 dollarë dhe plagoset roja Eduard Trimi.

13.12.1994 – Vidhet me pasojë vdekjen shtetasi Pal Prendi nga Vlora, punonjës i pikës së grumbullimit të parave të “Gjallicës”. Grabiten 2 arka me para. Shuma 3 milionë lekë.

14.01.1995 – Grabitet argjendaria “Agron”, në vlerën 576.377 lekë të reja.

20.01.1995 – Grabitet Banka e Kursimeve dega në Vlorë, në vlerën 2.6 milion lekë.

21.01.1995 – Grabitet kompania e sigurimeve shoqërore “INSIG”, ku grabiten rreth 156 mijë lek të reja, me pasojë plagosjen e punonjësit të kësaj shoqërie

03.03.1995 – Grabitet Ndërmarrja e Lëndëve Djegëse në Tiranë “Butongas”, ku i vidhen rreth 430 mijë lek të reja.

12.04.1995 – Vritet dhe më pas i merren lekët shtetasit Pirro Komini, që transportonte lekët e “VEFA”-s në banesën e tij, në afërsi të Gjykatës së Tiranës. Vlera 18 milion e 500 mijë lekë i grabiten.

15.06.1995 – Grabitet fabrika e sfungjerit “Albafon” në Laprak ku i vodhën rreth 940 mijë lekë të reja.

31.10.1995 – Rrëmbehet fëmija Erjon Nushi, prindërve u kërkohet 200 mijë dollarë, por lirohet 3 ditë më pas pa marrë lekët e kërkuar.

12.01.1996 – Grabitet filiali i shoqërisë “VEFA” në Vlorë, merren 145 mijë dollarë.

18.04.1996 – Grabitet Banka Kombëtare Tregtare dega Vlorë, merren 2.2 milion lekë të reja.

26.02.1996 – Vendosja e eksplozivit në super-marketin e kompanisë “VEFA” në Tiranë, vriten katër persona, plagosen 17 të tjerë.

26.07.1996 – Vritet ish-drejtori i burgjeve, Bujar Kaloshi në afërsi të shtëpisë së tij.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej