Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kryeministrja lesbike e Serbisë dhe partnerja e saj presin një fëmijë

Nga Media 0

Në krye të ekzekutivit serb, prej më shumë se një viti ndodhet Ana Brnabiç, një 43-vjeçare që është përfolur më shumë për orientimin e saj seksual sesa për punën në Kryeministri.

Brnabiç është lesbike dhe bashkëjeton me partneren e saj, mjeken Milica Djuriç, e cila është disa vite më e re se kryeministrja e Serbisë.

Të dyja sipas mediave serbe po përjetojnë një lidhje dashurie  dhe së shpejti do të bëhen prindër.

Gazeta beogradase “Gloria”, raporton se Milica ka ngelur shtatzënë nëpërmjet fekondimit artificial dhe kjo është arsyeja pse prej disa muajsh tashmë ajo nuk është parë në publik përkrah partneres Ana Brnabiç.

“Gloria” ka mësuar nga Qendra Klinike e Serbisë, më saktësisht në Qendrën për radiologji dhe rezonancë magnetike, ku është e punësuar Milica se ajo ka marrë pushimet e shtatzënisë.

Ndërkohë, kryeministrja serbe nuk e ka komentuar lajmin pasi vazhdon të ruajë qëndrimin e saj kundër prononcimit në media për jetën private.

/TPZ

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej