Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee, gjatë një vizite në Serbi, tha se vendet që dëshirojnë anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet këtë ta tregojnë qartazi këtë vendim.
“Vendet që dëshirojnë të hyjnë në BE duhet ta tregojnë qartaz këtë vendim”, tha Hoyt Brian Yee.
I pyetur nëse do ta ndihmojnë Shtetet e Bashkuara dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, tha se shteti i tij është i përfshirë prej fillimit dhe nuk është i fshehur fakti se merr pjesë në këtë proces, i cili udhëhiqet nga BE-ja.