Carlo Ancelotti është shkarkuar nga Bayern Munih pas humbjes 3:0 nga Paris Saint-Germaini në Ligën e Kampionëve.
E përditshmja “Bild” shkruan se Ancelottin do ta zëvendësoj, ish ylli i skuadrës, Willy Sagnol, i cili deri më tani ishte ndihmës i trajnerit italian.
Shefi ekzekutiv i Bajern Mynih, Karl Hainz Rumenige, ka shpjeguar për mediat gjermane se pse mori këtë vendim “historik” për një nga trajnerët më të vlerësuar në historinë e futbollit europian në dy dekadat e fundit.
“Paraqitja e skuadrës tonë që në fillimin e sezonit nuk përmbushi pritshmërinë që kishim nga aja. Ndeshja në Paris e tregoi qartësisht që ne duhej të arrinim në disa konkluzione, kjo është ajo që unë dhe Hasan Salihamixhiç i thamë Karlos sot, në një bashkëbisedim të hapur e serioz duke e informuar për vendimin tonë”, tha ai.
Ish-trajneri i Chelseat, Real Madridit, PSG-s dhe Milanit, ishte në krye të Bayernit gati 15 muaj duke marrë postin nga Pep Guardiola në korrikun e vitit 2016.