Partia Socialiste ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për bashkinë e Kavajës. Kandidati i kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme në këtë qytet do të jetë Klodian Shehi. Aktualisht Shehi mban postin e n/kryetarit të bashkisë Kavajë.
Zgjedhjet në qytetin e Kavajës do të realizohen më datën 7 maj pasi ish kryetari i bashkisë Elvis Rroshi u prek nga ligji i dekriminalizimit.