Zv/kapiteni i Bardhëebluve të Tiranës, Gentian Muça, ka lidhur kurorë me të fejuarën e tij në një mënyrë tepër të veçantë.
Pas celebrimit të ditës së djeshme në xhami, mbrojtësi i Tiranës është martuar sot në stadiumin “Selman Stërmasi”, para ndeshjes Tirana-Skënderbeu.
Dëshmitar i celebrimit ishte edhe Edvan Blakaj së bashku me zëdhënësin e klubit Arbi Laçi, njëherësh edhe i afërm i Muçës.
Ceremonia e zhvilluar përpara mijëra tifozëve është e para në Shqipëri në këto 25 vite.
https://www.youtube.com/watch?v=aYX8xomMleA&feature=youtu.be