Zuri poshtë 8 shpirtra, si u legalizua përmes falsifikimit vila e familjes Lala (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zuri poshtë 8 shpirtra, si u legalizua përmes falsifikimit vila e familjes Lala (film)

06:48 | 17/12/2019
në Kryesore
0

Familja Lala ishte më e prekura nga tragjedia e tërmetit të 26 nëntorit duke humbur gjithsej tetë persona nën rrënoja dhe një tjetër, për shkak të mos përballimit të dhimbjes.

Shtëpia e Lalajve u rrënua tërësisht duke i zënë poshtë pa asnjë shans për të jetuar. Nga rrënojat u nxorr i gjallë vetëm Ramë Lala, kurse Amelia Lala, Emiljo Lala, Enisa Lala, Dionis Lala, Sahadete Lala, Ilir Lala, Griselda Lala dhe Marjeta Lala u nxorrën pa jetë.

Në dosjen e prokurorisë të siguruar ekskluzivisht nga ABC News hidhen dyshime të forta se banesa e tyre u legalizua duke falsifikuar dokumentet.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Në kushte normale ajo nuk duhej të legalizohej për shkak të kolonave të holla, por siç theksojnë prokurorët në dosjen e siguruar nga ABC News, ka dyshime të forta se dokumentet janë falsifikuar dhe dorë në këtë ka pikërisht Nevjana Isufi, për të cilën është nxjerrë urdhër arresti.

“Ekzistojnë dyshime të bazuara se nga ana e shtetases Nevjana Isufi, në cilësinë e hartuesit te “Planit te rilevimit” date 30.10.2015 per pasurinë ne emër te shtetases Sebahadete Lala shtetësia Nevjana Isufi ka nënshkruar ne emër te ing. Vasil Gjoni, i cili nuk e ka përpiluar dhe nënshkruar kete “Plan Rilevimi”,duke sjelle per pasoje regjistrimin e pasurisë me nje plan rilevimi te falsifikuar dhe duke kryer ne këto kushte veprën penale te “Falsifikimi i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/3 të Kodit Penal”, theksojnë prokurorët në dosjen hetimore që publikon sot abcnews.al

Pjesa e dosjes hetimore mbi familjen Lala

Lidhur me paligjshmëritë e konstatuara ne objektin godine banime e familjes Lala, lagjia nr.17,Durrës.

Objekti katër katesh “Vila Lala” i cili ndodhet në lagjen nr. 18/1, në rrugën “MihalRama” Durrës, është ndërtuar nga shtetasi Rasim Shehu, i cili ka ndërtuar këtë objekt me porosi të familjes Lala, pa projekte të miratuara në lidhje me strukturën dhe qëndrueshmërinë e objektit. Si pasojë e lëkundjeve të tërmetit kanë pësuar vdekjen shtetasve Amelia Lala, Emiljo Lala, Enisa Lala, Dionis Lala, Sahadete Lala, Ilir Lala, Griselda Lala dhe Marjeta Lala.

Pas kryerjes se procedurës se legalizimit te objektit dhe nevojës per regjistrimin e tij, nga ana e shtetases Nevjana Isufime profesion Arkitekte dhe aktualisht eshte drejtuese ligjore e shoqerise J&F Architectural Designer SHPK, ka firmosur ne emer te shtetasit Vasil Gjoni me detyre Inxhinier lidhur me plan rilevimin ee baneses dhe planvendosjes se saj.E pyetur lidhur me kete fakt ajo ka deklaruar se ka firmosur ne emer te studios.

Nisur nga sa më sipër, rezulton se ekzistojnë dyshime të bazuara se nga ana e shtetases Nevjana Isufi, në cilësinë e hartuesit te “Planit te rilevimit” date 30.10.2015 per pasurinë ne emër te shtetases Sebahadete Lala shtetësia Nevjana Isufi ka nënshkruar ne emër te Ing. Vasil Gjoni i cili nuk e ka përpiluar dhe nënshkruar kete “Plan Rilevimi”,duke sjelle per pasoje regjistrimin e pasurisë me nje plan rilevimi te falsifikuar dhe duke kryer ne këto kushte veprën penale te “Falsifikimi i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/3 të Kodit Penal.
Provat e administruara ne funksion te këtij rasti jane si vijon:

  • Është terhequr nga Zyrat e ASHK Durres dosja e objektit me referenca me Nr. 0010575 ZK.8511 Nr. Pas. 18313, vol. 48 fq. 64 me pronar Sahadete Lala.
    • Objekti është regjistruar në Hipotekë nëpërmjet ALUIZNIT me leje Legalizimi nr. 151151 datë 30.10.2015 godinë banimi katër kate mbi tokë me sipërfaqe të parcelës ndërtimore 427.78 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 118.8 m2, sipërfaqja totale e banimit 676.8 m2.
    • Ne kete fashikull ndodhen, kontratë shitje pasurie midis ALUIZNIT dhe Sehadete Lala. Kalimi i pronësisë për pasurinë me nr. 18/167 me sipërfaqe 427.78 m2 në Zk. 85.11, sipas VKM 1481 datë 12.11.2008.
    • Genplani i cili është firmosur nga Ing. Ilirjan Keçi me detyrë Përgjegjësi i Sektorit të Hartografisë dhe Përpunimit të Informacionit Gjeografik në ALUIZNIDurrës, përditësimi është bërë nga G.Koçi dhe punoi E.Hoxha, frimosur nga Drejtori i Aluiznit Flamur Gjuzi.
    • Plan Rilevimi i cili është përgatitur nga Ing. Vasil Gjoni i cili deklaron se nuk e ka firmosur ai kete plan rilevimi, por eshte firmosur nga drejtuesia e studios.
    • Akt Kualifikimi Nr.8907 datë 06.08.2015,
    • Formulari i Vetëdeklarimit Nr. 776 datë 24.02.2005, përpiluar nga Sehadete Lala.
    • Vetëdeklarim për legalizimin e objektit nr. 815 datë 29.08.2006 . Ku është pasqyruar viti i ndërtimit të objektit 06/2002. Gent Plan i datës 09.08.2008 për të katër katet e ndërtesës është firmosur nga G.Keçi, R.Zeqja, E.Baruti, G.Demka, F.Çuni, A Halili, Sh.Demo.
    • Procesverbal Verifikimi në terren i datës 08.10.2014 firmosur nga G.KeçiR.Zeqaj dhe I.Keçi Hartograf. Ortofotodigitale datë 14.04.2007 firmosur nga Ilirjan Keçi dhe Flamur Gjuzi, ku disa specialiste te zyres se Aluiznit kane qene te pranishem ne Gen Plan me iniciale, por qe me pas eshte skanuar ne zyrat e ASHK Durres dhe jane identifikuar me gjeneralitete te sakta, Gerald Koci, RovinZeqja, Elham Baruti, FaslliCuni, Agron Halili, Sheptim Dema dhe AleksPrenga.
    • Jane te vendosur ne dosje edhe formularët e pagesave sipas deklaratave dhe mënyrës së pagesës së bërë nga aplikuesi. Deklaratë Personale e datës 08.201.2014 e firmosur nga deklaruesi Sehadete Lala e cila sipas formularit deklaron se mbart mbi vete koston e dëmtimeve qe vijnë si pasojë e punimeve të kryera në objekt per shkaqet natyrore, kur nuk janë respektuar kushtet teknike, përdorimit të objektit ndërhyrjet ne rikonstruksionin mbajtës të objektit.

/ABC News/

Etiketa: Amelia LalaDionis LalaEmiljo LalaEnisa Lalafalsifikimifalsifikimi i dokumentevefamilja LalaGriselda LalaIlir LalaMarjeta LalaNevjana IsufiPlan RilevimiSahadete LalashpirtraVasil GjoniVila

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Arben Malaj: Pse nuk votova në zgjedhjet e 30 qershorit

Arben Malaj: Pse nuk votova në zgjedhjet e 30 qershorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com