• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zotohet Kurti: Do i tregojmë botës që shqiptarët bëjnë shtet

12:07 | 27/11/2022
në Shqiperi
0

Lexo edhe

32 humbje jete nga aksidentet në punë gjatë vitit 2022

Reshjet e shiut mbushin Fierzën

Ritme të ulëta zhvillimi në qarqet veriore të Shqipërisë

Në seancën e përbashkët të dy kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, ishte i pranishëm edhe Albin Kurti. Numri një i qeverisë në Kosovë uroi festën e Pavarësisë së Shqipërisë. Ndër të tjera, ai u zotua se shqiptarët do të jenë në gjendje ti tregojnë botës se dinë të bëjnë shtet.

“Stërgjyshërit tuaj kanë derdhur gjak për projektin e quajtur Shqipëri, gëzuar festën e shenjtë për identitetin tonë kombëtar, gëzuar 28 nëntorin historik të Skënderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit. Sipas shumë studiuesve mendohet se deklarata e pavarësisë është shkruar nga Luigj Gurakuqi, por 7 vite më pas Traktati i Londrës copëtoi territoret, Gurakuqi shkruante: 28 nëntori është edhe një ditë pendimi kur mbledhim mendjen, të vëmë dorën në zemër dhe të pyesim veten a e kemi bërë detyrën ndaj atdheut, të njohim pa turp fajet tona, t’i japim vëllazërisht dorën njëri-tjetrit dhe të betohemi se do të përpiqemi për të mirën e atdheut tonë.

 Gurakuqi ishte aktiv në Toskëri e Kosovë, ndarjet krahinore ishin prapambeturi atëherë, ashtu janë edhe sot. Prandaj ne duhet të kontribuojmë, hapësira jonë nuk janë çifligje të bllokuara me tapi. Na duhet të jemi më shpesh bashkë, jo vetëm në kremte dhe jo vetëm ne politikanët, të punojmë sëbashku. Teksa në Evropën Lindore po vinte demokracia dhe teksa muri i Berlinit ra, një shkencëtar kosovar Ukshin Hoti thoshte se politikanët shqiptarë duke thelluar ndarjen mes vete po u jepnin arsye atyre që donin t’i shihnin të ndarë si popull. Jam i sigurt se të gjithë ju këtu pajtoheni me mesazhin e Luigjit dhe atë të Ukshinit.

Nderojmë të kaluarën që na përbën sot dhe ecim bashkë, në Kosovë i gëzohemi çdo suksesi të Shqipërisë, si atyre të qeverive paraprake e atyre të tanishme. Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara dhe ka bërë të dukshme në shumë fusha, urojmë t’i shtohen çdo ditë sukseset këtij flamuri. Kemi tashmë abetaren e përbashkët dhe po punohet për fjalorin e përbashkët enciklopedik, kemi unifikuar tregjet e punës, kemi financuar sëbashku projekte. Situata nuk është askund rozë dhe nëse ndalojmë së punuari, menjëherë rrezikojmë, problemi më i mprehtë është largimi i të rinjve nga vendi. S’është ditë për halle por kam diçka për ata që marrin rrugën e dhimbshme të mërgimit, kjo ditë është e juaja, e di se atje po shkoni prej brengës, e di që ende s’kemi bërë mjaftueshëm t’u kthejmë besimin që ju të rritni fëmijët në vendin tuaj por ju garantoj se Shqipëria bëhet, Kosova bëhet! Nderi e besa janë cilësitë tona dhe me siguri do i tregojmë botës se ne shqiptarët jemi në gjendje të bëjmë shtet. Gëzuar nga zemra, mbarësi e mirësi për shqiptarët!”, tha Kurti.

Të Lidhura

32 humbje jete nga aksidentet në punë gjatë vitit 2022

32 humbje jete nga aksidentet në punë gjatë vitit 2022

nga 27
21:45 | 04/02/2023
0

Në Shqipëri çdo dy ditë një punëtor aksidentohet në vendin e punës. Sipas të dhënave, 184 persona janë aksidentuar në...

Reshjet e shiut mbushin Fierzën

Reshjet e shiut mbushin Fierzën

nga 27
21:37 | 04/02/2023
0

Reshjet e shiut kanë mbushur liqenin e Fierzës. Vetëm 4 metra kanë mbetur pa u mbushur nga baseni më i...

Ritme të ulëta zhvillimi në qarqet veriore të Shqipërisë

nga 27
21:09 | 04/02/2023
0

Zona malore në veri të Shqipërisë vazhdon të ketë ritme të ulëta zhvillimi krahasuar me pjesën tjetër të vendit. Megjithëse...

Nisin reshjet e dëborës dhe në Bulqizë

Nisin reshjet e dëborës dhe në Bulqizë

nga 27
20:55 | 04/02/2023
0

Nisin reshjet e dëborës në Bulqizë. Dëbora, pasditen e sotme, është shoqëruar edhe me një erë të fortë. Policia lokale...

Para
Rama merr fjalën në Kuvendin e përbashkët, largohen deputetët e PD –

Rama merr fjalën në Kuvendin e përbashkët, largohen deputetët e PD -

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

‘Putin më tha se nuk do e vras Zelenskyn’ –

‘Putin më tha se nuk do e vras Zelenskyn’ –

23:21 | 05/02/2023
Barcelona dëfren ndaj Sevillas, shkëputet në krye –

Barcelona dëfren ndaj Sevillas, shkëputet në krye –

23:09 | 05/02/2023
Milan vazhdon ‘të çalojë’, Inter fiton derbin –

Milan vazhdon ‘të çalojë’, Inter fiton derbin –

22:55 | 05/02/2023
“Tetë vetë i kam kundër”, çfarë bisedoi Luizi me Kiarën –

“Tetë vetë i kam kundër”, çfarë bisedoi Luizi me Kiarën –

22:53 | 05/02/2023
Dashuria e Luizit dhe Kiarës s’ka kufi, puthen dhe gjatë gatimit –

Dashuria e Luizit dhe Kiarës s’ka kufi, puthen dhe gjatë gatimit –

22:35 | 05/02/2023

Më Të Lexuarat

  • ‘Putin më tha se nuk do e vras Zelenskyn’ –
  • Barcelona dëfren ndaj Sevillas, shkëputet në krye –
  • Milan vazhdon ‘të çalojë’, Inter fiton derbin –
  • “Tetë vetë i kam kundër”, çfarë bisedoi Luizi me Kiarën –
  • Dashuria e Luizit dhe Kiarës s’ka kufi, puthen dhe gjatë gatimit –
  • Babai vret yllin e You Tube, protesta në Irak –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • ‘Putin më tha se nuk do e vras Zelenskyn’ –
  • Barcelona dëfren ndaj Sevillas, shkëputet në krye –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com