• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zoti President, shtyni zgjedhjet e 14 majit!

19:38 | 04/03/2023
në Opinion
0

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

Nga Agim Xhafka – Si këto ditë vendi nuk është gjendur kurrë. Nuk quhet udhëkryq, quhet një lëmsh i madh ligjor, politik e social njësoj si ato mijëra fijet e internetit në lagje që ngërthehen rreth shtyllës së elektrikut.

Gjykata shqiptare më e zellshme se simotra në kohë të diktaturës. Nuk gjykoi, por nënshkroi atë çfarë donte qeveria. Më saktë firmosi: “Lejimin e zgjedhjeve pa garë”. Si një lojë futbolli vetëm me një ekip nga që autobuzin e ekipit tjetër e kishte kap policia dhe do e lironte, por pasi të mbaronte ndeshja!

Po jetojmë një paradoks të madh.

Partia Demokratike ka mbushur vitin që ka bërë votimet e veta, ka kryetar e organe të zgjedhura sipas statutit të saj, të cilat ia miratoi Gjykata e Shkallës së Parë, por që ngelën pa u regjistruar se nuk donte kryeministri. Ndaj u sajua sebepi sipas shprehjes, komshiu do hajë atë gatim që dua unë. D.m.th PS do të vendosë se kush do jetë dhe kryetar i PD-së.

E kështu u zvarrit ngërçi deri në limit, deri kur nuk duhej një vendim, por nevojitej një pengim gjykate. E, ja në prag të skadimit të regjistrimit të partive në KQZ u vu trari: “Çështja kthehet për rigjykim”.

Pra kismet PD të marrë pjesë në zgjedhjet e moteve që do të vijnë. Kështu me një vendim e tre firma nuk do të lejohen të përfaqësohen 750 mijë votues. Do shkojnë në kuti komunistët e si opozitë ca partiçka. Tamam nuk do mungojnë patatet e një pjate ku mungon bifteku.

Në këtë gjendje që do prodhojë përplasje sociale, protesta, manifestime e për pasojë goditje ekonomike, duhet të dalë në mbrojtje të Republikës Presidenti i vendit. Ai me një shtyrje të zgjedhjeve jep sinjal: 1 – Gjykatat ta mbyllin shpejt tollovinë juridike dhe: 2 – KQZ të ketë mundësi të hapë fushën për të garuar të gjitha forcat politike.

Flitet për thelbin e sistemit, për pluralizmin që është materniteti i kapitalizmit.

Zoti President, mos hezitoni! Çasti historik është i vështirë. Mos u tut nga Edi Rama. Ai i do zgjedhjet me një parti se dhe tenderat ka vite e vite që i bën me një pjesëmarrës. Me mikun e oligarkun e tij ndaj borxhi ynë shkoi më shumë se sa mori Tito për 7 republikat jugosllave.

Zoti President shtyni zgjedhjet në emër të paqes sociale e progresit!

Në emër të atyre që kanë ikur dhe të shqiptarëve që po i bëjnë gati valixhet.

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para
Bylykbashi: Basha e Alibeaj s’kanë këllqe, në gjykatë ndërhyri Rama

Bylykbashi: Basha e Alibeaj s’kanë këllqe, në gjykatë ndërhyri Rama

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Jori dhe Lorenci kalojnë natë bashkë në suitë, s’mungojnë ngacmimet –

Jori dhe Lorenci kalojnë natë bashkë në suitë, s’mungojnë ngacmimet –

13:47 | 24/03/2023
Banorët mendojnë se do dalë… –

Banorët mendojnë se do dalë… –

13:43 | 24/03/2023
Arrestimi i Lefter Allës, kontrolle dhe në shtëpinë e vëllait –

U arrestua nga SPAK, shkarkohet Lefter Alla –

13:41 | 24/03/2023
Netanyahu takohet me Sunak në mes të protestave –

Netanyahu takohet me Sunak në mes të protestave –

13:35 | 24/03/2023
15.4 mln euro më 2022 për inceneratorët, përpunuan 2% të mbetjeve –

Inceneratori i Fierit, dosja kalon për gjykim –

13:31 | 24/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Jori dhe Lorenci kalojnë natë bashkë në suitë, s’mungojnë ngacmimet –
  • Banorët mendojnë se do dalë… –
  • U arrestua nga SPAK, shkarkohet Lefter Alla –
  • Netanyahu takohet me Sunak në mes të protestave –
  • Inceneratori i Fierit, dosja kalon për gjykim –
  • Falenderoj në veçanti nënën –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Jori dhe Lorenci kalojnë natë bashkë në suitë, s’mungojnë ngacmimet –
  • Banorët mendojnë se do dalë… –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com