Zoti President, shtyni zgjedhjet e 14 majit! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zoti President, shtyni zgjedhjet e 14 majit!

19:38 | 04/03/2023
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Agim Xhafka – Si këto ditë vendi nuk është gjendur kurrë. Nuk quhet udhëkryq, quhet një lëmsh i madh ligjor, politik e social njësoj si ato mijëra fijet e internetit në lagje që ngërthehen rreth shtyllës së elektrikut.

Gjykata shqiptare më e zellshme se simotra në kohë të diktaturës. Nuk gjykoi, por nënshkroi atë çfarë donte qeveria. Më saktë firmosi: “Lejimin e zgjedhjeve pa garë”. Si një lojë futbolli vetëm me një ekip nga që autobuzin e ekipit tjetër e kishte kap policia dhe do e lironte, por pasi të mbaronte ndeshja!

Po jetojmë një paradoks të madh.

Partia Demokratike ka mbushur vitin që ka bërë votimet e veta, ka kryetar e organe të zgjedhura sipas statutit të saj, të cilat ia miratoi Gjykata e Shkallës së Parë, por që ngelën pa u regjistruar se nuk donte kryeministri. Ndaj u sajua sebepi sipas shprehjes, komshiu do hajë atë gatim që dua unë. D.m.th PS do të vendosë se kush do jetë dhe kryetar i PD-së.

E kështu u zvarrit ngërçi deri në limit, deri kur nuk duhej një vendim, por nevojitej një pengim gjykate. E, ja në prag të skadimit të regjistrimit të partive në KQZ u vu trari: “Çështja kthehet për rigjykim”.

Pra kismet PD të marrë pjesë në zgjedhjet e moteve që do të vijnë. Kështu me një vendim e tre firma nuk do të lejohen të përfaqësohen 750 mijë votues. Do shkojnë në kuti komunistët e si opozitë ca partiçka. Tamam nuk do mungojnë patatet e një pjate ku mungon bifteku.

Në këtë gjendje që do prodhojë përplasje sociale, protesta, manifestime e për pasojë goditje ekonomike, duhet të dalë në mbrojtje të Republikës Presidenti i vendit. Ai me një shtyrje të zgjedhjeve jep sinjal: 1 – Gjykatat ta mbyllin shpejt tollovinë juridike dhe: 2 – KQZ të ketë mundësi të hapë fushën për të garuar të gjitha forcat politike.

Flitet për thelbin e sistemit, për pluralizmin që është materniteti i kapitalizmit.

Zoti President, mos hezitoni! Çasti historik është i vështirë. Mos u tut nga Edi Rama. Ai i do zgjedhjet me një parti se dhe tenderat ka vite e vite që i bën me një pjesëmarrës. Me mikun e oligarkun e tij ndaj borxhi ynë shkoi më shumë se sa mori Tito për 7 republikat jugosllave.

Zoti President shtyni zgjedhjet në emër të paqes sociale e progresit!

Në emër të atyre që kanë ikur dhe të shqiptarëve që po i bëjnë gati valixhet.

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Bylykbashi: Basha e Alibeaj s’kanë këllqe, në gjykatë ndërhyri Rama

Bylykbashi: Basha e Alibeaj s’kanë këllqe, në gjykatë ndërhyri Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident në Maqellarë-Peshkopi! Plagoset çifti i bashkëshortëve, gruaja ishte shtatzënë –

Aksident në Maqellarë-Peshkopi! Plagoset gruaja shtatzënë dhe bashkëshorti i saj –

09:40 | 15/12/2025
Aksident në Maqellarë-Peshkopi! Plagoset çifti i bashkëshortëve, gruaja ishte shtatzënë –

Aksident në Maqellarë-Peshkopi! Plagoset çifti i bashkëshortëve, gruaja ishte shtatzënë –

09:36 | 15/12/2025
Arrestohen për prostitucion dy kolumbiane te “Vollga” në Durrës, procedohen 6 klientë –

Arrestohen për prostitucion dy kolumbiane te “Vollga” në Durrës, procedohen 6 klientë –

09:34 | 15/12/2025
50% e bizneseve i japin ryshfet administratës së Ramës për të mbaruar punë –

50% e bizneseve i japin ryshfet administratës së Ramës për të mbaruar punë –

09:20 | 15/12/2025
Në shtëpi i gjendet një mitraloz! I vuri flakën dy automjeteve, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër (Emri) –

Në shtëpi i gjendet një mitraloz! I vuri flakën dy automjeteve, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër (Emri) –

08:46 | 15/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Aksident në Maqellarë-Peshkopi! Plagoset gruaja shtatzënë dhe bashkëshorti i saj –
  • Aksident në Maqellarë-Peshkopi! Plagoset çifti i bashkëshortëve, gruaja ishte shtatzënë –
  • Arrestohen për prostitucion dy kolumbiane te “Vollga” në Durrës, procedohen 6 klientë –
  • 50% e bizneseve i japin ryshfet administratës së Ramës për të mbaruar punë –
  • Në shtëpi i gjendet një mitraloz! I vuri flakën dy automjeteve, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër (Emri) –
  • Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident në Maqellarë-Peshkopi! Plagoset gruaja shtatzënë dhe bashkëshorti i saj –
  • Aksident në Maqellarë-Peshkopi! Plagoset çifti i bashkëshortëve, gruaja ishte shtatzënë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com