Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar situatën ku dhjetëra vatra zjarri po djegin pyjet në të gjithë vendin.
Me anë të një statusi në Facebook, Manjani shkruan se flaka i është vënë literalisht vendit nga veriu në jug me qëllim që të ndriccojë natën, pasi kjo është drita e partisë.
“Shqipëria po ndriçon nga veriu në jug. Flaka i është vënë literalisht. Ditën ka pak tym, por natën ndriçon mirë. Kjo është drita e partisë!”, shkruan Manjani në rrjetet sociale.