Zeni Lamuça është zjarrfikësi hero që shpëtoi dy vajzat e vogla në pallatin që mori flakë në “Astir” pak ditë më parë. Lamuça bashkë me kolegët u dha ndihmën e parë banorëve, ndërsa u ngjit dy herë në katin e shtatë me shkallët e zjarrfikëses për të shpëtuar dy vajzat e vogla të familjes Nanaj.
Vajzat ishin bllokuar nga tymi dhe e kishin të pamundur të dilnin nga shkallët e brendshme të pallatit.
Pasi vajzat u shpëtuan dhe dolën të sigurta jashtë , babai i tyre e ka gjetur efektivin dhe ka shkuar bashkë me vogëlushet për ta falënderuar për ndihmën.
“Ky është zjarrfikësi Zeni Lamuca, heroi i gocave të mia”, shkruan Nanaj për efektivin.