Të paktën 27 komplekse grataçelash në 15 lokalitete të Britanisë së Madhe nuk e kanë kaluar testin për shtresat anti-zjarr. Lajmin e ka bërë të ditur qeveria e Londrës.
Mes komunave ku janë sinjalizuar komplekset problematike të godinave të larta janë Mançesteri, Portsmuth, Plajmuth dhe Hunslou.
Tani u takon autoriteteve vendore që të vendosin se si do të procedojnë ndaj kësaj situate.
Në Portsmuth, për shembull, dy grataçelave u janë hequr shtresat anti-zjarr që kanë dështuar në testimin e tyre, por asnjë banori nuk i është urdhëruar që të braktisë apartamentin.
Ministri për Komunitetet, Sajid Javid ka garantuar mbështetjen e qeverisë për bashkitë dhe ka mbrojtur vendimin e autoriteteve në Kedmen, në veri të Londrës, për të evakuuar 4 mijë persona.
Ndërkohë, “Celotez”, kompania që prodhoi panelet për “Grenfell Tower”, ka bërë të ditur se nuk do t’i përdorë më ato për godina mbi 18 kate.