Ka mbërritur helikoperi i ushtrisë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve që përfshinë pasditen e sotme kodrat e Parkut Kombëtar të Llogarisë, sipër fshatit Palasë të Vlorës.
Lidhur me ngjarjen kujtojmë që zjarri i favorizuar dhe nga era nisi të përhapej me shpejtësi ndërkohë që terreni i vështirë dhe malor e bënte thuajse të pamundur ndërhyrjen nga toka me mjete zjarrfikëse për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.
Kujtojmë që fillimisht për të normalizuar situatën shkuan 3 makina zjarrfikëse nga Himara.