Vatra aktive prej disa ditësh në fshatin Lezhan të Selenicës ka djegur 30 hektarë me ullinj dhe një banesë. Mësohet se zjarri është fikur, ndërsa si pasojë e flakëve është djegur banesa e Laver Aliaj.
Për të shuar flakët morën pjesë grupi i zjarrfikësve në Selenicë prej 12 personash me mjetin zjarrfikës gjithashtu mjeti i MZSH Vlorë me 3 efektivë.