Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar se ka humbur jetën një i burgosu si pasojë e zjarrit të rënë sot në burgun e Shënkollit. Me anë të një njoftimi për shtyp, flakët janë vënë re në orën 16:00, në një nga qelitë e burgut. Sipas MD-së, dyshimet paraprake për këtë ngjarje lidhen me një zjarrëvënie aksidentale e shkaktuar nga një bombolë zjarri.
NJOFTIMI I MINISTRISË
Ministria e Drejtësisë informon se sot rreth orës 16:00 në IEPV Lezhë është vënë re prezencë zjarri në njërën nga qelitë e këtij insitucioni. Forcat zjarrfikëse dhe policia e burgjeve kanë ndërhyrë menjëherë për shuarjen e zjarrit. Në vendngjarje është gjetur i asfiksuar dhe pa shenja jete i paraburgosuri F. Sula. Dyshimet paraprake lidhen me një zjarrvënie aksidentale si pasojë e shpërthimin të një bombule gazi për gatim. Hetimet vijojnë për të përcaktuar detajet e mëtejshme të ngjarjes.
Ministri Manjani dhe autoritet e sistemit penitenciar po e ndjekin me vëmendje ngjarjen. Gjendja momentalisht po shkon drejt normalitetit ndërsa janë marrë të gjitha masat në bashkëpunim me policinë e shtetit për mbajtjen nën kontroll të plotë të situatës.