Ata duken sikur kanë një jetë që merren me fotografi, por në fakt janë djem që kujdesen për shuarjen e zjarreve. Zjarrfikësit australianë kanë pozuar me kafshët për kalendarin e vitit 2019. Të ardhurat e këtij projekti, që është traditë prej vitit 1993 do të shkojnë për bamirësi, ku këtë vit do t’i dhurohen një spitali veterinar që kujdeset për shëndetin e kafshëve.