Ambasadorja amerikane në Tiranë ka folur për operacionin e shuarjes së vatrave të zjarrit në vendin tonë.
Në një postim në rrjetet sociale, Yuri Kim shkruan ndër të tjera se ekspertët amerikanë po punojnë me pilotët e e helikopterëve holandezë dhe çekë, për të ndihmuar Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Kim thekson se ky bashkëpunim ka prohuar rezultate më të mira.
“Ekspertët amerikanë po punojnë nga afër me pilotët e helikopterëve holandezë dhe çekë, për të ndihmuar në përpjekjet heroike të forcave shqiptare ndaj zjarreve. Koordinimi mes Shqipërisë, Holandës, Republikës Çeke dhe SHBA-së ka prodhuar rezultate më të mira, duke përmirësuar sigurinë dhe rrezikun për operacionet me helikopter dhe për zjarrfikësit në terren”, shkroi Kim në Twitter.