Një vatër zjarri është shfaqur në Radhimë. Në pamjet e siguruara nga Abcnews.al shihet sasia e madhe e tymit që ngrihet në ajër ndërsa era duket se po e favorizon përhapjen.
Zjarri është shumë pranë banesave ndërsa nuk dihet ende se si ka nisur apo edhe nëse drejt vendngjarjes janë nisur zjarrfikësit.