Kati i tretë i një apartamenti është përfshirë nga flakët në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan, ndërsa paraprakisht shkak dyshohet një rrjedhje nga bombola e gazit.
Pas njoftimit zjarrfikësja ka mbërritur me shpejtësi, ndërsa deri tani nuk raportohet për të lënduar. Banorët e pallatit janë evakuuar nga pallati.