Kodrat e Selitës në Tiranë janë përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme.
Bëhet me dije se në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë dy zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Nga të dhënat e para nuk dihet ende shkaku i zjarrit, ndërsa hetimet vijojnë. Zjarri është i përmasave të mëdha, ndërsa terreni i thyer dhe era e fortë e bëjnë edhe më të vështirë punën e zjarrfikëseve për të vënë flakët nën kontroll.