Djegia masive e kashtës nëpër ara pas korrjes së grurit ka dalë jashtë kontrollit në rrugën nacionale Lezhë-Shkodër, pranë bazës ushtarake të Gjadrit. Flakët rrezikojnë të përhapen edhe më tej për shkak të temperaturave të larta. Përtej kësaj, përhapja e zjarrit sjell dhe një panoramë të shëmtuar për të gjithë ata turistë të cilët frekuentojnë zonën.
Nuk dihet ende nëse në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të zjarrfikëses, apo nëse rrezikohen banesa pranë arave.