Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat spanjolle. Bëhet fjalë për teknikun francez, Zinedin Zidan, i cili mund të rikthehet në krye të madrilenëve. Presidenti Perez është vënë menjëherë në lëvizje për të gjetur trajnerin e ri, pas eliminimit të turpshëm nga Liga e Kampioneve.
Mediat spanjolle zbulojnë se numri 1 i madrilenëve po bën gjithçka për të joshur Zizunë që të rikthehet te skuadra me të cilën shkroi historinë, teksa rindërtimi i Realit mund të jetë një sfidë tërheqëse për 46-vjeçarin.Në rast se palët bien dakord, Zidan pritet të rikthehet në fund të sezonit për t’i rikthyer lavdinë galaktikëve.