Të gjithë banorët e “Big Brother VIP” po ankohen për të gërhiturat e këngëtarit Luiz Ejlli. Më shumë e ka përjetuar modelja Kejvina Kthella, e cila ka qarë nga mungesa e gjumit. Sapo u zgjua fillimisht Kejvina ishte në kuzhinë, ku nuk i mbajti dot lotët, duke vijuar më pas në oborr.
Më vonë këtë ditë, Kejvina pati një bisedë edhe me Luizin, të cilin e quajti “zhurmues”. Ndërsa edhe Luizi iu përgjigj duke i thënë “zhurmuesi i tët eti.”
Pjesë nga biseda:
Kejvina: Ti je zhurmues. Zhurma!
Luizi: Ça the? Zhurmuesi unë, zhurmuesi i tët eti.
Kejvina: I tëndit pra!
Përpos të gërhiturave, Luizi është një nga banorët më aktivë dhe më të preferuar në shtëpi. Në puntatën e fundit të spektaklit, ai u përzgjodh nga vetë banorët si më i preferuari brenda shtëpisë, megjithatë publiku zgjodhi si më të preferuar gazetaren Zhaklina Gjolla.
Luizi gjithashtu është përfolur edhe për ngacmimet dhe flirtimet me vajzat në shtëpi, kryesisht me Kiara Titon. Moderatorja është treguar më e tërherqur teksa i ka shprehur Luizit se nuk dëshiron të ketë diçka më shumë se shoqëri me të. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse do të lindë një romancë në “BBV.”