Ka përfunduar hetimi për një prej të akuzuarve për Festim Bizhdilin, kopshtarin e resorit “Golden” dhe për Olsi Turajnin, të cilët akuzohen për zhdukjen e Jan Prengës. SPAK kërkoi burgim të përjetshëm për kopshtarin Festim Bizhdili, ndërsa për Olsi Turjan kërkon dënim me 3 vite burg.
Të pandehurit kanë kërkuar pafajësi në sallën e gjyqit, ndërsa trupa gjykuese e GJKKO është tërhequr për vendim. Mësohet se vendimi do të shpallet me datë 29 shtator nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.
Rrëmbimi dhe zhdukja e trupit të Jan Prengës erdhi pas përplasjeve të grupeve rivale për trafikun e kokainës në të cilën ishte i përfshirë vëllai i Prengës.