Një i ri është zhdukur që prej ditës së djeshme duke alarmuar familjarët dhe policinë për fatin e tij. Mësohet se i ri është identifikuar si Meledin Izedin Adili, 23 vjeç nga Borja.
Borja ka qenë në bjeshkët e Kallabakut në kufirin mes Kosovës-Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut për të mbledhur boronica dhe nuk është kthyer më në shtëpi.
Familjarët dhe banorë të tjerë të fshatit kanë dalë në kërkim por ende nuk kanë asnjë shenjë.