Një sqarim i deputetit të PD-së për skeptikët e votimit elektronik dhe kryetari “i harruar” Lulzim Basha
Ka pasur një debat mbrëmë në “Opinion” për votimin elektronik ku janë përplasur në argument kundërshtuese, deputetët Oerd Bylykbashi i PD-së dhe Taulant Balla i PS-së. Debati ishte për votimin elektronik për të cilin Balla ka paraqitur argument pse është i parealizueshëm në kushtet aktuale të Shqipërisë. Në përgjigje të tij, Bylykbashi ka argumentuar të kundërtën duke theksuar se votimi elektronik është i mundshëm. Dhe ja argument i Bylykbashit: ver një fotografi të Berishës aty dhe vijnë gjithë demokratët e votojnë, e gjejnë shumë kollaj se si votohet… ka qënë pak a shumë kështu përgjigja e Bylykbashit por ka harruar një detaj, që Berisha nuk është më kryetar i PD-së, është Lulzim Basha. Ndoshta fotografia e liderit të ri nuk i mbledh dot demokratët sipas pikëvështrimit të Oerdit. Apo ndoshta për Bylykbashin Berisha është ende kryetar….?!