Myftiu i Tiranës Ylli Gurra u bën thirrje besimtarëve muslimanë dhe qytetarëve të vendit të votojnë në datën 25 qershor, pavarësisht se kjo ditë përkon me festën e Bajramit.
Ky reagim vjen pas disa qëndrimeve të besimtarëve muslimanë të cilët kërkuan që zgjedhjet të shtyheshin për një datë tjetër, jo në ditën e Bajramit.
Myftiu i Tiranës këshilloi politikën shqiptare që të jenë të kujdesshëm dhe të matur në mesazhet që i përçojnë qytetarëve përgjatë fushatës zgjoedhore, e cila përkon me muajin e Ramazanit.