Zgjedhjet në UT, Koni mesazh përmbyllës në Facebook – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet në UT, Koni mesazh përmbyllës në Facebook

21:09 | 18/04/2016
në Uncategorized
0

Mynyr Koni: Kam qenë nën presion që të tërhiqem nga gara

“Synoj që Universiteti i Tiranës të jetë vend i sigurt për një të ardhme të ndritshme akademike dhe profesionale”. Ky është pak a shumë thelbi që kandidati për rektor në Universitetin e Tiranës ka përcjellë përmes një mesazhi përmbyllës në Facebook. Për kandidatin Koni ka qenë një e papritur e hidhur që ai është gjendur përballë kërcënimeve. Por, sipas tij ai nuk është tërhequr nga gara, pasi beson se pedagogët dhe studentët janë njerëzit më të lirë dhe se me zgjedhjet në Universitet do të përcjellin një mesazh për shoqërinë në tërësi.

Në vijim mesazhi i kandidatit për rektor në UT, Mynyr Koni:

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Mesazh përmbyllës

Të nderuar kolegë!

Ka qënë një nder dhe mbi të gjitha kënaqësi e madhe për mua të prezantoj para jush kandidaturën time për të drejtuar në postin e Rektorit universitetin më të madh në vend, Universitetin e Tiranës.

Në letrën e drejtuar ndaj jush përpara tre javëve, jam munduar të shpreh rëndësinë që ka procesi zgjedhor jo vetëm për ata që janë në garë por për Universitetin e Tiranës si institucion dhe mesazhin që ai i transmeton shoqërisë në tërësi. Kam nënvizuar faktin që “zgjedhjet janë të universitetit për universitetin”, si dhe faktin që përfshirja e aktorëve të jashtëm e dëmtojnë këtë proces dhe rrjedhimisht edhe vetë Universitetin e Tiranës.

Sot kisha programuar që të ndaja me ju takimet e ndryshme të zhvilluara javën e fundit të fushatës por fatkeqësisht, siç ju tashmë jeni në dijeni, ngjarjet e javës së kaluar më detyrojnë që të kem një formë tjetër komunikimi me ju. Unë kam qënë nën presion që të tërhiqem nga gara por falë mbështetjes së kolegëve, miqve dhe strukturave shtetërore, vazhdoj të jem në garë. Detaje nga kjo ngjarje janë jo produktive nëse do i ndaja me ju, për më tepër kur organet kompetente janë duke vepruar. Por një gjë duhet ta ndaj me ju: Kam qënë totalisht i papërgatitur që një ngjarje e tillë do të ndodhte në Universitetin e Tiranës dhe që unë bashkë me familjen time do të kalonim ditë të vështira thjesht sepse unë besoj që bashkë me ju UT-në mund ta zhvillojmë më shumë në mënyrë që studentët, pedagogët dhe shoqëria shqiptare të marrë maksimumin nga ky institucion.

Gjatë javëve të fundit jam munduar që të zhvilloj një fushatë dinjitoze duke bashkëbiseduar me kolegë për të përmirësuar dhe pasuruar platformën e paraqitur në fillim të kësaj fushate. Asnjëherë nuk kam vepruar kundër procesit zgjedhor dhe interesave të këtij institucioni kaq të rëndësishëm për shoqërinë. Tentativat për prishjen e procesit zgjedhor apo hedhjen baltë mbi të, bëhen vetëm nga individë të verbuar nga epshet e tyre të pakuptueshme.

Pedagogët dhe studentët janë nga njerëzit më të lirë që ka shoqëria shqiptare dhe jam i bindur që gjithmonë ata vendosin bazuar në logjikën dhe dëshirën e tyre dhe kurrsesi jo në sajë të presioneve apo provokimeve që mund t’i bëhen. Nuk ka ofendim më të madh që na bëhet të gjithëve kur dikush i përshkruan pedagogët si qënie pa dinjetit të cilët votojnë dhe jetojnë nën presion. UT duhet të jetë një garanci solide suksesi në të ardhmen duke kontribuar pareshtur në një arsim cilësor që do të reflektohet në formimin e brezave të denjë të specialistëve më të mirë në vend. Besoj fort se tani më shumë se kurrë kam mundësi të sjell risi në këtë universitet. Vizioni dhe plani im për UT-në është i qartë dhe vij me shumë vullnet për ta implementuar atë me sukses.

Miqtë e mi, dëshira ime është që Universiteti i Tiranës të jetë vend i sigurt për një të ardhme të ndritshme akademike dhe profesionale, universiteti që është zëri juaj, mundëson mbështetje reale ndaj problemeve tuaja. Me përulje para jush ju kërkoj të më jepni mundësinë të punoj në postin e Rektorit të këtij universiteti.

I uroj suksese të gjithë kandidatëve të përfshirë në këto zgjedhje në poste të ndryshme drejtuese brenda UT-së.

Të nderuar kolegë, tashmë më shumë se kurrë duhet të bëhemi bashkë që mbyllja e këtij procesi të jetë dinjitoze, në lartësinë e duhur të institucionit ku ne të gjithë punojmë, për të treguar sëbashku vlerat reale që ka Universiteti i Tiranës, modelin dhe mesazhin që bota akademike duhet t’i japë shoqërisë në tërësi!

Edhe një herë gjej rastin për t’ju falenderuar për mbështetjen tuaj dhe besimin që më keni dhënë gjatë gjithë këtij procesi!

Miqësisht,

Prof. Dr. Mynyr Koni

Etiketa: gara per rektormynyr koniunivesiteti tirane

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
T’i vësh atdheut një TAP Foto LSA Gent Shkullaku

T'i vësh atdheut një TAP Foto LSA Gent Shkullaku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com